A jeni ndërmarrës apo vetëm një pronar biznesi?

Unë e shoh “pronarin e biznesit” si titull pune dhe “ndërmarrësin” si mënyrë e të menduarit.Vetëm pse ju zotëroni biznesin tuaj nuk do të thotë se jeni ndërmarrës. Ky nocion mund t’i nervozojë lexuesit, mirëpo përderisa fillojmë të zhytemi më thellë, ju siguroj se do të ketë kuptim.Merriam-Webster definon pronarin përmes lenteve të posedimit, ndërsa ndërmarrësin përmes lenteve të aktiviteteve të përfshira në zotërim, menaxhim dhe drejtim të një biznesi.Praktikisht, përmes përvojës sime të zotërimit ose bashkë-zotërimit të katër bizneseve dhe duke trajnuar shumë prej tyre, unë e shoh ‘’pronarin e biznesit’’ si një titull pune dhe ‘’ndërmarrësin’’ si mënyrë e të menduarit.

Një ‘’pronar biznesi’’ mund të nisë një biznes sepse ‘’është një mundësi e mrekullueshme’’ ose për shkak të ‘’përparimit natyral’’ ose ‘’sepse është gjëja e vetme të cilën e shijon duke e bërë ose di se si ta bëjë’’. Shpesh dëgjoj, ‘’Nuk dëshiroja të punoja për dikë tjetër’’, ose ‘’U lodha duke pasuruar dikë tjetër’’, dhe me raste, ‘’Nuk mund të lejoja që ky biznes të vdiste’’.Një ‘’ndërmarrës’’, në anën tjetër, shpesh thotë gjëra si, ‘’Pashë një mënyrë më të mirë për t’i bërë gjërat’’, ose ‘’pashë një hapësirë ose një nevojë në industri’’, ose ‘’dëshiroja të kisha ndikim ose të lija një trashëgimi’’.Funksionalisht, shoh ndërmarrës dhe pronarë të biznesit duke iu qasur ndryshe bizneseve të tyre.Shumë pronarë të bizneseve fokusohen në adresimin e një problemi, dhe në atë kuptim kanë tendenca të jenë më reagues. Ata përëftyrojnë një botë ku punonjësit bëjnë punët e tyre, konsumatorët paguajnë në kohë, dhe programet dhe pajisjet funksionojnë ashtu si janë të dizajnuara.Ndërmarrësit e vërtetë vënë në dyshim status kuonë dhe përëftyrojnë një botë ku problemet e zakonshme të industrive ose konsumatorëve të mos ekzistojnë më.

Themeluesit e Airbnb, p.sh. e kuptuan se një konferencë e famshme teknologjike në San Francisco paralajmëroi pjesëmarrësit e konferencës në webfaqe se dhomat e hotelit në atë zonë ishin të rezervuara që të bënin aranzhimet e tyre. Edhe pse ata u përballën me shumë sfida para se t’a bënin një gjë të madhe, biznesi i tyre lindi duke vënë re një nevojë ose një zbrazëti, jo vetëm si një mënyrë për të fituar para.Në fund, shumë pronarë biznesi marrin vendime pa qëllim të cilat i dërgojnë që ata ‘’të blejnë një punë me orar të plotë’’. P.sh., duke emëruar biznesin sipas emrit të tyre. ‘’Simpson Electric Services’’ nuk ka vlerë për një blerës potencial me Thomas si mbiemër. Ata gjithashtu mund të ndërtojnë biznesin e tyre përmes aftësive të tyre.

Trajnerët me aftësi të larta personale të cilët provojnë të rrisin biznesin e tyre duke punësuar dikë tjetër për të trajnuar klientët e tyre shpesh përballen me një gjë të vështirë kur klientët e tyre refuzojnë të trajnohen me dikë tjetër, ose ankohen për cilësinë e shërbimit ose kujdesit.Ndërmarrësit, në anën tjetër, shpesh kanë një strategji të daljes të ndërtuar në planin e biznesit të tyre para se të bëjnë shitjen e tyre të parë. Ata mund të zgjedhin një emër më neutral të cilin secili mund t’a quajë të vetin, dhe ata punësojnë punonjës me shkathtësi për aspekte të ndryshme të shërbimit që lehtësisht t’iu ikin aspekteve operative të kompanisë dhe të punojnë ‘’për biznes’’ në vend se ‘’në biznes’’.Këto vendime strukturore shpesh rrjedhin nga një pikëpamje afat-gjate e biznesit, dhe rezultatet mund të përfundojnë duke qenë shumë të thella. Pronarët e biznesit shpesh tregtojnë ‘’kohën për para’’, të cilën mund t’a quajmë si ‘’të ardhura operative’’.

Trajneri personal në shembullin e mëparshëm paguhet vetëm kur trajnon një klient.Ndërmarrësit e vërtetë, përmes mënyrës së tyre të të menduarit duke gjetur zgjidhje për probleme të zakonshme, shpesh ndërtojnë biznese të cilat një ditë mund të drejtohen pa ta. Që do të thotë se biznesi mund të drejtohet nga një ekip, përmes sistemeve efikase si faturimi i përsëritur i automatizuar dhe përditësimet e rregullta. Dhe ndërmarrësit i ikin kurthit të ‘’kohës për para’’ dhe krijojnë rrjedha të të ardhurave të cilat mund t’i quajmë ‘’të ardhura ndërmarrëse’’.Në fund, nuk ka asgjë të keqe me pronarët e biznesit të cilët në mënyrë efikase kanë një punë me orar të plotë në të cilën punojnë deri sa të dalin në pension dhe të mbyllin biznesin e tyre ( nëse kjo është çështja). Mirëpo, krahasoni vetëm një shembull të pse 20 ndërmarrës nisën bizneset e tyre dhe pse pronarët e biznesit krijuan një punë ndërkohë që ndërmarrësit krijojnë një zgjidhje, ndikim ose lëvizje shoqërore.Pra, a jeni pronar biznesi apo ndërmarrës? Çfarë duhet të jeni për biznesin tuaj? (Stean Peak/ Entrepreneur