Bilall Sherifi e thotë hapur: Kanë ndryshuar raportet me AAK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka theksuar se ka ftohje të raporteve me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se raportet ndërmjet Nismës dhe AAK-së nuk janë sic kanë qenë.

“Marrëdhëniet nuk janë siç kanë qenë, por nuk janë edhe siç flitet. Ka gjera që vazhdimisht duhet të fliten për t’u unifikuar në të ardhmen”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sherifi, tutuje shoi se në rast se marrëdhëniet me AAK-në mund të pësojnë ndryshim, në rast se zyrtarët e kësaj partie nuk ndërrojnë qasje ndaj NISMA-s.

Ndërkaq dule e lën të hapur mundësinë për mbështetje të mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë, Sherifi u shpreh se “buk do t’ia themi përmes televiozionit Haradinaj, se do t’i bashkohemi opozitës apo do ta mbështesim mocionin, mirëpo këtë do t’ia thotë vet kryetari Limaj.”