Çiljeta publikon videon ku duket e gjitha e mbuluar me shami

Çiljeta Xhilaga publikoi disa ditë parë disa foto e video ku shihet e mbuluar me shami teksa uronte të gjithë besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit.

Komentet dhe reagimet lidhur me këtë kanë qenë nga më të ndryshmet. Por, këngëtarja ka treguar se është besimtare e devotshme dhe se do të agjërojë gjithë muajin, njofton Gazeta Shqip.

Së fundmi Çiljeta ka publikuar një video e cila sërish ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të fansave të saj, por dhe të modeles së njohur Oriola Marashi e cila i ka lënë një koment Çiljetës: ‘Bukuri e rrallë’, ka shkruar ajo.