Drejtori i Inspekcionit në Pejë, Leotrim Myrtezaj i vendosur të mos lëshojë pe ndaj uzurpatorëve të pronës publike

Drejtoria e Inspekcionit në Pejë e udhëhequr nga Leotrim Myrtezaj në kuadër të kompetencave, dhe duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve, sot ka ndërmarrë një iniciativë për lirimin e hapsirave publike të uzurpuara nga persona të ndryshëm që ushtrojnë veprimtari biznesi në shesh të qytetit me vetura-lodra për fëmijë.

Drejtori Murtezaj është zotuar se do të ketë zero tolerancë ndaj personave që shkelin ligjin.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë ndërtuar dhe uzurpuar në hapësira publike që sa më parë t’i lirojnë vullnetarisht para se të ballafaqohen me masat ligjore.