Driton Kuka: Me Majlindën i kam fituar të gjitha medaljet, të gjitha sfidat

Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike ditë më parë e ka siguruar medaljen e artë në Lojërat Europiane “Minsk 2019” duke e mposhtur kundërshtaren ruse, Natalia Kuziutina.

Kjo medalje e ka bërë shumë krenar trajnerin e saj, Driton Kukën.

“Me Majlindën i kemi fituar të gjitha medaljet, të gjitha sfidat. Gjithmonë kur garon Majlinda për mua është një ngarkesë shumë e madhe”, ka thënë Kuka në Zonën B të Klan Kosovës.

Madje Kuka tregon se pas secilës fitore lotët e Majlindës dhe të tij janë gjithmonë prezent

“Kësaj radhe lufta ka qenë fort e fuqishme. Ka qenë një nga luftërat më të mirë, sepse janë ndeshur dy koloset e këtij sporti”.