Dua Lipën po e çmend kjo thashetheme që po qarkullon për të

Dua Lipa përveç arritjeve profesionale në botën e artin shquhet edhe për bukurinë e saj shumë të veçantë.

Një fytyrë shumë simetrike, buzë të mbushura, lëkurë të tonifikuar e vetulla për t’ia pasur zili, ajo gjithnjë do të mbetet fytyrë që do mbahet gjatë në mendje. Aparenca e saj tejet atraktive i ka mundësuar asaj të jetë fytyrë e shumë markave, e tash së fundmi ajo është fytyra e markës botërore shumë luksoze YSL.

Nuk është çudi që njerëzit të mos besojnë se pamja e saj është natyrale dhe se nuk ka asnjë ndërhyrje. Shumë shpesh ndodh që artistja ose prindërit e saj të postojë foto kur ishte vogëlushe e që nuk dallon fare me pamjen e saj tani, njofton Prive.al.

Nga mosbesimi se ajo nuk ka asnjë ndërhyrje, ndjekësit e saj kanë filluar të dyshojnë dhe të akuzojnë këngëtaren se ajo ka bërë modifikime me photoshop edhe në fotot e fëmijërisë së saj.

Si duket ky thashetheme apo dyshim e ka irrituar Duan, sepse ajo në Instagramin e saj postoi foto të fëmijërisë duke shkruar:
“Për njerëzit që thonë se un kam përdorur photoshop në fotot e mia ku jam e vogël, që t’i fryj buzët e mia janë çmendur! Nuk mund të besoj se duhet të arsyetoj veten për këtë.”