Edhe Hillary Clinton flet për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë

Hillary Clinton ndonëse nuk ka arritur të jetë prezente në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit të saj, ajo ka dërguar një video mesazh drejt qytetarëve të vendit.

Clinton ka thënë se ndërhyrja e NATO’s  në Kosovës është shembulli më i mirë i ndërhyrjes së suksesshme dhe të nevojshme.

‘’Vizita  e mëhershme dhe shënimi i përkujtimit sot ka bërë një përparim që qytetarët e meritojnë. Kam parë dyshime dhe pyetje për rolin dhe ekzistencën e NATO’s. Por e dijmë se mbetet esenciale për mbrojtjen e paqes. Përfundimi i luftës ishte detyre e NATO’s  dhe unë nuk do të jem në gjendje të jem me juve në këtë ditë”, tha Clinton.

Tutje ajo thotë se kosovarët janë në mendjen e saj duke u dërguar shumë përqafime.

‘’Por ju them se jeni në mendimet e mia dhe po ju dërgoj dëshirat më të mira dhe shumë përqafime për gjërat krahas burrit tim. Punoni drejt integrimit evropian jeni shumë miq të amerikanëve dhe po i  mbështesin fuqishëm kauzat e juaja’’./PERISKOPI/