Edhe ish-komandanti i NATO-s në Kosovë për të festuar 20- vjetorin e çlirimit

Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley K. Clark po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në ditën kur shënohet ndërhyrja e NATO-së në Kosovë dhe clirimi i popullit, Clark do të jetë pjesë e festës, njofton Indeksonline.

Atë do të pres në takim Kryeministri Ramush Haradinaj në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi mbahet në ora 18:30, ku mediat mund të marrin vetëm pamje.

Clark udhëhoqi forcat e NATO-s drejt fitores në një fushatë 78-ditore kundër regjimit të Millosheviqit ndaj popullësisë së pafajshme kosovare