Fotografitë e para të dizajnit të ‘iPhone 11R’

Apple ka sjellë një risi në ngjyrën e dizajnit të modelit të ardhshëm ‘iPhone 11R’.

Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, i cili po konsiderohet si një ndër burimet më të besueshme në botën e brendshme të kompanisë, sapo ka mundësuar disa fotografi që tregojnë variantet e ngjyrave tek modeli ’11R’ në serinë e smartfonëve ‘iPhone’, transmeton lajmi.net.

Ajo çfarë është bërë e ditur deri më tani për sa i përket risive të sjella në aspektin teknik, është fakti se të tri modelet (iPhone 11, 11 Max dhe 11R) do kenë lente të trefishta në pjesën e prapme.

Krahas kësaj, analisti Kuo ka njoftuar se smartfonët në fjalë do kenë kapacitet më të madh të baterisë, që i bie se nuk do ketë nevojë të mbushet më shumë se 2 herë në ditë pajisja.

Sipas Kuo, çmimi i cili do t’i etiketohet ’11R’ do jetë 1350 euro.