Gena zbulon titullin e këngës së re

‘Më fal’ titullohet videoklipi i ri i këngëtarit.

Gena është emër shumë i pëlqyer në estradën shqiptare, energjia e tij në skenë dhe në videoklipe ka bërë atë një nga këngëtarët më të dashur për publikun, shkruan lajmi.net.

Edhe pse nuk kanë kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i këngës së fundit ‘Dimër’ ai sapo njoftoi se kënga e re është gati për lansim.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, Gena në një postim shkruan se: “Diçka shumë e bukur vjen së shpejti” duke njoftuar së kënga e re mban titullin ‘Me Fal’.