Griezmann zbulon se Messi ishte arsyeja që e shtyri ta refuzojë Barcelonën në vitin 2018

Më në fund Barcelona arriti t’i sigurojë shërbimet e Antoine Griezmann, pas shumë përpjekjesh.

Francezi ishte i lidhur me një kalim në Barcelonë edhe verën e kaluar, me Blaugranët duke bërë një ofertë publike prej 88 milionë funte.

Mirëpo lojtari më vonë e lëshoi një video dokumentar me titullin “Vendimi”, përmes të cilit tregoi se do të qëndronte në Madrid. Menjëherë pas Kupës së Botës, Griezmann nënshkroi kontratë të re me Athletico Madridin, ku e rriti klauzolën e lirimit të tij në 120 milionë euro, shumë të cilën Barcelona e pagoi të premtën, raporton GivemeSport, transmeton Indeksonline.

Por, çfarë e pengoi atë të transferohej qysh vitin e kaluar në Camp Nou ?
Sipas një interviste të dhënë 8 muaj më parë, me sa duket Griezmann dëshironte të ishte njeriu kryesor në Barcelonë dhe se loja të sillej rreth tij.

Duke shikuar prapa, ky sugjerim është mjaft ironik tani, duke pasur parasysh se Griezmann sapo ka ecur drejt e në hijen e Messit.
Francezi sigurisht nuk do të jetë njeriu kryesor në Barcelonë. Por, ai do të jetë i rëndësishëm, pasi që kampionët e La Ligas e kanë njeriun kryesor të tyre, deri në ditën e daljes së tij në pension.