Hoxha nga Istogu sfidon shtetin: Fillon mësim-besimin në xhami

Futja ose jo e lëndës së mësim-besimit në shkollat fillore dhe të mesme, ka kohë që është iniciuar si temë debati në Kosovë.

Ky debat është përcjellë me qëndrime kundërthënëse për dhe kundër të përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Sidoqoftë, Ligji aktual për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nuk lë hapësirë që të futet si pjesë e arsimit edhe edukata fetare si lëndë e veçantë. Futja e kësaj lëndë në institucionet arsimore, dikton nevojën e ndryshimeve paraprake ligjore.

Në nenin 3 të Ligjit, ku flitet për parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar, thuhet se: “institucionet publike arsimore duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera, të cilat propagandojnë një fe të caktuar”.

Por shtetin po e sfidon imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, i cili ka bërë të ditur se nga nesër në këtë xhami do të fillojë mësim-besimi, shkruan Reporteri.net.

Ai ka bërë të ditur se mësim-besimi do të mbahet tre here në javë (të enjten, shtunën dhe të dielën).

Mësimi do të mbahet për moshat deri në 14 vjet, për dy vjet, për të dy gjinitë.
“Mësimi përfshinë: bazat e fees islame (Akaidi), dispozitat e fesë islame (Fikhu), edukata islame (Ahlaku) dhe histori islame. Kursi është falas”, thotë hoxhë Dreshaj ndër të tjera.