Ish-deputeti i LDK-së: Nuk shoh asnjë rrezik nga Asociacioni i Komunave serbe

Mbrëmë në edicionin special të Blic Interview me Astrit Gashin, debatuan Baton Haxhiu dhe Bardhyl Meta.

Ata folën për temat më aktuale në vend, njëra ndër to edhe çështja e korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Anëtari i LDK-së, Bardhyl Meta, u shpreh se presidenti Thaçi në fillim ishte shprehur vetëm për bashkimin e Bujanocit, teksa më vonë këtë e kishte thënë edhe për Luginën e Preshevës.

“Në fillim vetëm veriu ka qenë temë e Hashim Thaçit, Preshevën e solli më vonë, si kundërpeshë.”

Bardhyl Meta në emsionin BlicInterview me Astrit Gashin ka thënë se ne i kemi 70.000 serbë këtu, është marre për kosovarët, është marre me iu frikësu 70.000 serbëve, prej të cilëve 70% janë plaka 80 vjeçare.

Në pyetjen se a nuk po sheh rrezik nga Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, Meta tha se kjo gjë aspak nuk e rrezikon Kosovën.

“Aspak, aspak”, ka thënë Meta.

Ish-deputeti i LDK-së, këtë e ka arsyetuar duke thënë se “Vuçiq në vitin 2015 në marrëveshjen për asociacionin ka pranuar ta nënshkruajë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është instanca më e lartë e cili vendos për statusin e asociacionit.”

“Ka pasur gjëra që nuk kanë qenë në frymën e kushtetutës, Gjykata kushtetuese, ka thënë se është obligim i Kosovës, i parlamentit dhe i qeverisë së Kosovës ta përmbyllin këtë çështje, por me vërejtjet që i ka dhënë.”

Madje, ai thotë se Kosova ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar qysh në vitin 1989-1990.

“Në vitin 89-90 kosovarët me opsionin për kosovën e pavarur kanë hequr dorë nga inercioni për bashkim kombëtar, për arsye se janë nisur edhe nga përvoja tjera ndërkombëtare. Përderisa Palestina ka luftuar për cështjen panarabike, s’është përmendur kurrë, ndërsa kur është shndërruar në cëshjtje palestineze është zgjidhur”, ka thënë Bardhyl Meta.

Ai ka bërë edhe një krahasim mes raporteve që duhet të jenë mes serbëve të Kosovës me Serbinë dhe shqiptarëve të Kosovës me Shqipërinë.

Meta ka thënë se sikurse që serbët nuk duhet të jenë amplituda të Beogradit, as shqiptarët e Kosovës s’duhet të jenë nga Tirana zyrtare.

“Të njëjtën sakrificë duhet ta bëjnë edhe serbët e Kosovës. Të mos varen nga amplitudat e politikës së Beogradit, ashtu sic ne nuk varemi dhe nuk lejojmë të varemi nga amplitudat e Tiranës, e t’i përkushtohemi idesë së shtetësisë kosovare, ku për të gjithë ka vend dhe mirëqenie”, ka thënë ndër të tjera Bardhyl Meta.