Ish-Sekretarja Albright jap deklaratë të fuqishme pas zbulimit të bustit

Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, pas zbulimit të bustit, u shpreh edhe një herë falënderuese për Kosovën dhe për popullin kosovarë për dashurinë dhe respektin që i kanë dhënë asaj.

Ajo gjatë zbulimit të bustit të saj në Prishtinë, me shaka e falënderoi autorin që e ka bërë kaq të madhe.

“Dua të ju falënderoj të gjithëve. Dua të falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Ne ishim në gjendje të sjellim paqe në Kosovë”, deklaroi Albright, njofton Lajmi.net.

Mirëpo, Albright tha se ky bust dhe Kosova kanë një rëndësi shumë të madhe për të.

“Ky vend dhe ky shtet ka shumë rëndësi për mua dhe ky bust ka shumë rëndësi për mua”, deklaroi Albright.