“Jemi krenarë për miqësinë Kosovë-Britani e Madhe”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së Mbretereshës Elizabeth II, në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se ka marrë pjesë në këtë festim me ftesë të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

“Kënaqësi që në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë mik, Britaninë, të ngremë dolli për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth”.

“Ne jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme që dy vendet tona kanë krijuar ndër vite. Uroj që sikur sot, të jemi bashkë përherë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.