Juventusi kërkon yllin e PSG-së

Mbrojtësi i Paris Saint Germain, Marquinhos, është shfaqur si një objektiv transferimi i Juventusit.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, mbrojtësi brazilian karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, përcjell ‘lajmi.net’.

Është Juventus që po konsideron mundësinë e transferimit të Marquinhos.

25 vjeçari që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Romës, do të detyrohet të largohet nga PSG, në rast transferimi në Francë të mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Vlen të ceket se Marquinhos këtë sezon në Ligue 1 në 31 ndeshje ka shënuar tri gola.