Kadri Veseli takohet me ish-Presidentin Clinton, ja çfarë thotë për SHBA-të

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është takuar me ish-Presidentin amerikan, Bill Clinton, njofton Gazeta Evropa.

Me këtë rast, Veseli ka falënderuar ish- President Clinton për gjithçka që ka bërë për Kosovën.

“Ndihma e dhënë nga ky shtet mik, është jo vetëm nder e privilegj, por edhe përgjegjësi e obligim për të punuar edhe më shumë për shndërrimin e Kosovës në një shtet të zhvilluar demokratik ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Veselit:

Ka raste kur madhështia e veprave njerëzore e tejkalon forcën e fjalëve për t’i shprehur ato. Por, atë që s’e bëjnë fjalët tona sot, e ndjejnë zemrat tona, e ndjen shpirti i një kombi të lirë që përkulet me respektin më të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndihma e dhënë nga ky shtet mik, është jo vetëm nder e privilegj, por edhe përgjegjësi e obligim për të punuar edhe më shumë për shndërrimin e Kosovës në një shtet të zhvilluar demokratik ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut. Faleminderit përjetësisht President Clinton për gjithçka që keni bërë për Kosovën.