Kapen 460 kg cigare të kontrabanduara

Ekipet e Doganës së Kosovës, kanë ndërmarr një operacion te kontrollit në kuadër të parandalimit të kontrabandës.

Gjatë kontrollit të një automjeti të ndaluar është zbuluar një sasi e konsiderueshme cigareve pa banderola, thuhet në një njoftim për media nga Dogana e Kosovës.

“Pas hetimeve intensive njësitet e Doganës menjëherë kane shkuar në një lokacion privat ky dyshohen për vendin e ngarkesës së këtyre cigareve ku edhe është zbuluar nje sasi e konsiderueshme e cigareve pa banderola. Lidhur me kete rast ka vazhduar kontrolli edhe në nje lokacion tjetër , ku gjatë kontrollit janë gjetur shitje të padeklaruara të cigareve të cilat i jane referuar ATK-se për procedim të mëtejm. Rasti është proceduar penalisht për cigaret pa banderola derisa sasia prej 460 kg dhe 2 automjete që janë shfrytëzuar për transport të mallit janë konfiskuar. Derisa i dyshimti është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. / Gazeta Evropa/