Kim Kardashian tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë

Kim Kardashian di si të tërheq vëmendjen e mediave me paraqitjet e saj shpeshherë provokuese, shkruan GazetaBlic.

Ajo mban gjithmonë ndjekësot e saj të përditësuar me veshjet e saj të preferuara. Dhe Kim Kardashian tregoi figurën e saj në Instagram për 143 milionë ndjekësit e saj.

38-vjeçarja nxorri në pah fytyrën e saj, ndërsa u shfaq me veshje të gjelbër fluoreshente të markës Maisie Wilen.

Këmbët e saj dolën në pah në fustanin e ngushtë që kishte veshur, të cilin e kishte kombinuar me një palë sandale ngjyrë të verdhë, dhe çantë të vogël të markës Hermes.

Edhe pse nënë e katër fëmijëve, Kim Kardashian vazhdon të mbajë primatin për linjat e saj trupore, ndërsa së fundmi, ylli i “Keeping Up With Kardashians” tha se nuk ka hequr brinjët, ashtu siç ishte përfolur pas paraqitjes që pati në Met Gala.