Kjo është agjenda e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë

Sot shënohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe i hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, njofton Gazeta Evropa.

Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja Medeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror.

Kurse nga ora 14:00 do jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00 , do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton.

Në shënimin e këtij përvjetori do të marrin pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e të tjerë liderë shtetëror.