Korab Sejdiu: Hajde LDK dhe VV, ndezni motorrat, të dalim në rrugë

Deputeti i Kuvendit, Korab Sejdiu, ka kërkuar nga Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të organizojnë protesta për skandalet e fundit në të cilën është përfshirë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Blic.

Sejdiu përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se “pa ua mbushë shesin, këta nuk marrin veshë”.

Deputeti Sejdiu ka shtuar se ka ardhur koha që të dalin të gjithë në shesh, për shtetin e Kosovës.

Pa ua mbushë sheshin, këta nuk marrin veshë!

Hajde #LDK dhe #VV, ndezni motorrat!
Ka ardhë koha – të gjithë në #protesta për #shtet!

#PROTESTO #LDK #VV #QËNDRO #KOSOVA #MosUDorëzo #ÇkapeShtetin #MBIJETESA