Labinot Tahiri publikon këngën e re “Boomerang”

Labinot Tahiri e ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Projekti më i ri muzikor i tij mban titullin ‘Boomerang’ dhe vjen i realizuar edhe në anën vizuele, pra me videoklip.

Për publikimin e këngës së re i ka thënë vetë Labi disa fjalë pranë një postimi në Instagram aty ku edhe ka njoftuar për albumin më të ri i cili do të publikohet së shpejti.

“Urime na qoftë publik i dashur💐Tani kënga e re ‘Boomerang krejt kanë me tu kthy’ Faleminderit për të gjitha dhe që më qëndruat besnik gjatë gjithë karrieres sime! Nesêr publikohet Albumi i radhës ku emrin ia kam vu ‘Faleminderit për ditêt e mira’ Qofshi të bekuar. LABI-FKSH”, ka shkruar këngëtari pranë postimit të videos.
https://youtu.be/KV2EgOsVg1E