‘McLaren’-in që po e presin me padurim të gjithë

‘720S’ është modeli i radhës që ka prezantuar kompania prodhuese e automobilave ‘McLaren’.

Tonizuesi rus i makinave ‘TopCar’ pretendon të përmirësojë pamjen e super-serisë të ‘McLaren’ me një veshje të veçantë trupore.

Tonuesi ka ndërtuar një veshje trupore që i jep 720S një përmirësim, pa dëmtuar estetikën e makinës, transmeton lajmi.net.

Paralajmëruar në një seri postimesh, McLaren 720S, i quajtur “Fury”, është veshur me sasi të mëdha të paneleve të fibrave të karbonit që plotësojnë linjat e projektimit. Në pjesën e përparme gjendet një kapak i ri me karbon dhe një ‘spoiler’ i ulët.

McLaren 720S karakterizohet nga një motor të tipit V8 4.0-litërsh, që dërgon një shifër respektivisht 710 kuaj-fuqi. Gjithashtu, posedon një ndërrues shpejtësish automatik me shtatë mundësi.

Këto veçori janë mjaftueshëm sa për ta kthyer modelin e kompanisë britaneze në një raketë; vetura arrin shpejtësinë 100 km/h për 2.9 sekonda, ndërkaq shpejtësia maksimale është 350 sosh.

TopCar thotë se do të fillojë testimin e prototipeve “në të ardhmen e afërt”, para se të fillojë modifikimet e ‘720S’ në fund të vitit 2019.