Ministri i brendshëm serb: BE-ja mund ta detyrojë Kosovën ta marrë këtë vendim

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq beson se BE-ja mund ta detyrojë Kosovën ta heq taksën ndaj mallrave serbe.

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se askush nuk mund ta bind se bashkësia ndërkombëtare nuk ka ndikim dhe nuk mund ta detyrojë Kosovën ta heq taksën ndaj mallrave serbe.

Ai po ashtu porositi se përplasjet nuk sjellin asgjë të mirë për të ardhmen e dy popujve, transmeton lajmi.net.

“Bashkimi evropian duhet ta ruajë kredibilitetin e tij”, deklaroi Stefanoviq për “Blic”.

“Përndryshe, si është e mundur që Serbia t’u besojë kur qeveria nga Prishtina nuk i përmbahet marrëveshjes së Brukselit”, shtoi ai.
“Atje, BE-ja ishte garantuese e bisedimeve. Si është e mundur që Serbia t’ju besojë”, theksoi Stefanoviq.