“Para se të gjykonte për pastërtinë e luftës së UÇK-së, Buxhovi duhet të përgjigjet për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës”

Edhe zyrtari i lartë i PDK-së, Gani Koci, ka reaguar ndaj vlerësimeve të Jusuf Buxhovit për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), njofton Gazeta Evropa.

“ Vërtetë lufta e UÇK-së, është dashur të spastroi të gjitha mbeturinat e sojit të buxhovëve”, ka shkruar Koci në llogarinë e tij në Facebook, duke ju kundërpërgjigjur Buxhovit, i cili mbrëmë në emsionin “Rubikon” të KTV-së, tha se “lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër”.

Postimi i plotë i Kocit:

Para së të gjykonte për pastërtinë e luftës së UÇK-së, Jusuf Buxhovi duhet të përgjigjet për vrasjën e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës, dhe arrestimin e grupit të Hysen Gegës me dëshmitë e të cilit ky grup ishte dënuar me dhjetra vjet!
Vërtetë lufta e UÇK-së, është dashur të spastroj të gjitha mbeturinat e sojit të buxhovëve!