Plas gallata me Labinot Tahirin, pasi Haradinaj i ndau medaljen e Skënderbeut

Në rrjetet sociale ka plas galla me Labinot Tahirin, deputetetin e Kuvendit, pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka ndarë medaljen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, njofton Gazeta Evropa.

Dy javë më parë, Labinot Tahiri e kishte ‘kërcënuar’ Ramush Haradinajn, duke u shprehur: „Po, e jap votën time për rrëzimin e Qeverisë, nëse opozita është serioze“.

Ndarjen e medaljes Gjergj Kastrioti- Skënderbeu e ka pasuar humori i zi nëpër rrjetet sociale, me ç’rast është lëshuar në qarkullim busti i Skënderbeut me fytyrën e Labinot Tahirit.