Porsche vendos motorin e ri nga Cayman GT4 edhe në modelet tjera

Porsche ka prezantuar një motor atmosferik me gjashtë cilindra 4.0 litra në modelin 718 Cayman GT4 dhe Boxster Spyder, por do ta ofrojë edhe në modele të tjera.

Edhe pse pritej të përdorej në një version të dobësuar në 911 GT3 me gjashtë cilindra, Porsche vendosi për një rrugë tjetër.

“Ky është pa dyshim një motor i ri nga familja 9A2, të cilën e quajmë Evo. Ne besojmë në agregatet atmosferike, sidomos për makina që janë thjesht sportive. Ne mund ta përdorim këtë motor në të ardhmen edhe për modele të tjera”, tha drejtori i Departamentit Porsche GT, Andreas Preuninger.

Motori atmosferik nga 719 Cayman GT4 dhe 718 Boxster Spyder zhvillon 420 kuaj fuqi.

Preuninger nuk dha një shembull specifik se në cilat modele jo-GT mund të gjendet ky motor.