Qeveria do ta rregullojë statusin e të plagosurve dhe invalidëve në protestat para ’98-s  

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të premten në takim anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës, me të cilët ka biseduar për statusin e të plagosurve dhe invalidëve në protesta gjatë lëvizjes së rezistencës së para luftës së vitit 1998.

Me këtë rast, ai ka premtuar se Qeveria dhe Kuvendi do të jenë të përkushtuara në rregullimin e statusit të kësaj kategorie të shoqërisë.

“Takim me deputetët, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës, me të cilët diskutuam për statusin e të plagosurve dhe invalidëve në protesta gjatë lëvizjes së rezistencës së para luftës së vitit 1998. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi, do të jenë të përkushtuara në rregullimin e statusit të kësaj kategorie të shoqërisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.