RINA po sjell bashkëpunim me divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismailin

Që nga koha kur debutoi në muzikë e deri më sot, ajo është një prej emrave më të diskutuar në botën e shoubizit shqiptar.

Me mbi nëntë projekte muzikore, të cilat numërojnë klikime të shumta, Rina pothuajse asnjë vikend nuk e ka të lirë, falë koncerteve dhe dëshirës së fansave për ta parë nga afër.

Me projektin e fundit “Ilegal”, ajo ka hiç më pak se tetë milionë klikime në “Youtube”.

Këngëtarja vjen së shpejti me projekte të reja duke sjellë risi, trende e hite të tjera. Ajo në emisionin e mëngjesit në T7, #gjesi, ka deklaruar se është duke punuar shumë në realizimin e projekteve të reja dhe të cilat sipas saj, do të jenë super këngë.

Në mesin e këngëve të reja, Rina do të sjell edhe një bashkëpunim me divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili. Ajo në #gjesi ka thënë se ky bashkëpunim do të jetë ripërpunim i një prej këngëve të Adelinës.

Me një entuziazëm të madh është duke e pritur këtë bashkëpunim Rina, pasi siç është shprehur, Adelina Ismaili ka qenë idhulli i saj që kur ka qenë e vogël dhe së është rrit më këngët që ajo ka sjell ndër vite.