Rukiqi jep vërejtje për prolongimin e legjislacionit ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me raportin e Komisionit Evropian (KE), si dhe përcaktimin e pagës minimale.

Ai ka thënë se sektori privat ka harruar kur është miratuar një ligji për reformën ekonomike. Sipas tij, e gjithë vëmendja është përqendruar tek agjenda politike. Ai ka deklaruar se edhe te implementimi i të gjeturave të raportit të KE-së vëmendje i është kushtuar anës politike. Sipas tij, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) ka ngecur së zbatuari, ai madje përmend edhe arsyet që kanë ndikuar që të ketë ngecje. “Implementimin e MSA-së ka ngecur për shumë arsyeje qoftë edhe për ana e motivit duke mos pa edhe një qëndrim të qartë sa përket integrimit dhe e dyta për shkak se vendi dominohet nga politika dhe kjo ndikon në rënien e investimeve të huaj direket. Sektori privat po ndikohet nga rritja e pagave në sektorin privat, nuk ka kuadro për tregun e punës. Sektori privat ka harruar kur është miratuar një ligji për reformën ekonomike. P.sh ligji për TVSh nuk dihet as ku gjendet as kur miratohet”, është shprehur ai, njofton “Epoka e re’.

Kurse, sa i përket pagës minimale ai ka deklaruar se përcaktimi i saj nga Kuvendi është jashtë çdo logjike. “Një rezolutë jashtë çdo logjike, paga minimale përcaktohet nga punëdhënësi, punëmarrësi dhe qeveria. Ne kemi dhënë një rekomandim që s’është miratuar në qeveri. Paga minimale nuk i zgjidh problemet”, u shpreh ai.

Ndërkaq, Valon Vataj nga kompania “Kawa”, ka thënë se kanë instaluar standarde të reja sa i përket kushteve të punëtorëve. “Si kompani kemi arritur të instalojmë një standard të ri sa i përket pagës dhe kushteve të punëtorëve. Paga minimale në kompaninë tonë është 500 euro. Do të instalojmë vet kushte e mira të punës”, u shpreh ai.

Kurse, Olivera Ceni, nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit që kanë bërë me bizneset vendës sa i përket vështërsive gjatë eksportit. Ajo ka thënë se vetëm 10% e kompanive nuk eksportojnë, kurse 82% e tyre kanë deklaruar se produktet e tyre plotësojnë standardet e kërkuar nga BE-ja.