Shyhretja ka një mesazh për Labin lidhur me medaljen që mori

Labinot Tahiri dje mori medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Labi u shpreh mirënjohës për këtë nder që iu bë, ndërsa pranoi shumë urime nga fansat dhe kolegët, shkruan lajmi.net.

Në mesin e kolegëve të estradës që e uruan këngëtarin ishte edhe Mozzik dhe Shyhrete Behluli, kjo e fundit i tha Labit se ka zemër të madhe.

“Urime Lab, se ti vertet ke zemer te madhe!”, ka shkruar ajo.

Ndërsa Labi nuk vonoi dhe ia ktheu “E madhja Shyhrete Behluli, te falenderoj per komentin tënd ndaj emrit tim. Vërtet jeni artiste e çmuar dhe dini të çmoni njerëz. Respekt”.