Si ka mundësi që akoma nuk ke të dashur? Enca zbulon sekretin që askush nuk e dinte

Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të komentuara në mediat rozë. Përveç muzikës, ajo di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e fansave të saj.

Ajo është mjaft aktive në tregun muzikor, ku vazhdimisht publikon këngë të reja, të cilat priten mjaft mirë nga publiku. Gjithashtu, Enca është aktive edhe në profilin e saj në “Instagran”, ku publikon foto e video të ndryshme.

Ndërkohë këtë të shtunë, ajo do të jetë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, së bashku me Muharrem Ahmetin, me të cilin ka një bashkëpunim, njofton Gazeta Shqip.

Gjatë intervistës, Enca do të flasë për herë të parë edhe për lidhjen e saj. “Si ka mundësi që akoma s’ke të dashur”, e pyet moderatori në një moment.

Në videon promo të emisionit që Ermal Mamaqi ka publikuar në “Instagram”, këngëtarja dëgjohet të thotë: “Kush të ka thënë ty që jam beqare”, duke i habitur të gjithë me përgjigjen.

Për të mësuar ndonjë detaj më shumë rreth jetës private të Encës, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim deri të shtunën që transmetohet emisioni.