Thaçi thyen heshtjen, flet për përgjimet e Zaevit për Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, mbrëmjen e së mërkurës e ka telefonuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin me të cilin kanë zhvilluar bisedë 20 minutëshe.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media sot, ndërsa shtoi se Zoran Zaev e telefonoi për tu sqaruar rreth përgjimeve të publikuara një ditë më parë, njofton Klan Kosova.

”Mbrëmë kam zhvilluar bisedë telefonike 20 minutëshe me kryeministrin Zoran Zaev. Ai më thiri mua si president i Republikës së Kosovës për tu sqaruar se çfarë ka biseduar saktë me njerëzit që e kanë thirrur”.

”Ai [Zoran Zaev] ka thënë se ka qenë në një rrethanë që ka rënë pre e mashtrimit dhe e gjitha që ka folur rreth komunave të Kosovës që do t’i ipen Serbisë janë të bazuara në dezinformata dhe lansimet e gazetës Sputnik dhe thashethemeve ruse”.

”Në të njëjtën kohë [Zoran Zaev] ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit që e kanë thirrur në telefon janë gjëra që nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe se në të njëjtën kohë ka potencuar qartë që nuk ka asnjë informacion zyrtar nga askush për atë që ka deklaruar”.

”Ato janë thashetheme lokale dhe ndërkombëtare që sipas tij (Zoran Zaev) ka rënë pre e dezinformatave ruse. Kosova do të vazhdojë të fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike për të hapur rrugë perspektivës në NATO”.