Ushtria e Kosovës parakalon nesër, për nder të 20 vjetorit të çlirimit

Aktivitetet për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, do të vazhdojnë edhe nesër, njofton Gazeta Evropa.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 11:00, u drejtohet ushtarëve në kazermën “Adem Jashari”, ku për nder të 20 vjetorit të çlirimit do të parakalojnë edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media nga Presidenca e Kosovës.

Dje dhe sot me aktivitete të ndryshme është shënuar dita e çlirimit të Kosovës.