Videoja që tregon fuqinë e ‘Mercedes-AMG GT R’

Atyre që nuk iu pritet ta blejnë Mercedes-AMG Black Series, të marrin një AGM GT R të fuqizuar.

Ka 577 kuaj fuqi nga motori 4.0 litra V8 dhe shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Mercedes-AMG GT R e arrin për 3.6 sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale deri në 320 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse duke si kapacitet i lartë, Mercedes mendon se ka ende hapësirë për fuqizim.

Vitin që vjen, do të lansohet AMG Black Series, që është një makinë e shumëpritur, që do të jetë shumë e fuqishme dhe të arrijë shpejtësi të lartë. Para se kjo të ndodh, modeli AMG GT R është përditësuar me sistemin G-Power.

Nëpërmjet kësaj pakoje, makinës i janë dhënë katër munësi të rritjes së kapacitetit. Për t’ja rritur shpejtësinë, është punuar në sistemin softuerik, si dhe mekanizmin e motorit, duke bërë që të prodhojë 641, si ndryshimi më i lehtë.

Derisa ky Mercedes-AMG GT R ofrohet me 681 dhe 740 kuaj fuqi, si dhe 789 kuaj fuqi, si kapaciteti maksimal.