VW iu ofron konsumatorëve që ta testojnë e-Golf për 48 orë

Konsumatorët e Volkswagen në Mbretërinë e Bashkuar tani mund të bëjnë një testim dy-ditorë të e-Golf, duke marr makinën nga shitësit lokal dhe duke e kthyer atë 48 orë më vonë, e jo vetëm pas disa orësh.

Kjo strategji u zbatua në mënyrë që të inkurajojë blerësit që të përjetojnë gamën e automjeteve elektrike të automjeteve gjermane, si aktualisht e-Golf, me çmim prej 30,340 euro, ose ID.3 që pritet të vijë vitin e ardhshëm.

“Ajo që ofron testi i vozitjes për 48 orë është shansi për njerëzit që të mësojnë nga e para se si e-Golf do të përshtatet në jetën e tyre.

Eksperienca dy-ditore i lejon njerëzit të
sfidojnë e-Golf me të gjitha llojet e skenarëve për nevojat e tyre dhe për e-Golf të demonstrojë cilësitë e shumta të saj.” tha drejtori i marketingut të VW, Tim O’Donovan.

Sa përket performancës, e-Golf krenohet me një motor elektrik 136 me PS. Ajo gjithashtu ka një distancë deri në 231 kilometra me baterinë e mbushur.