Zbulohet lista e lojtarëve të Milanit që do të vijnë në Prishtinë

Skuadra e Milanit do të vijë për herë të parë në Prishtinë.

Milan do të luajë me Feronikelin me 10 gusht me fillim nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Vlen të theksohet se Milani do të udhëtojë me ekipin e parë në Prishtinë dhe lojtarët më të mirë të gjigantit italian do të luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.