1 vit pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe, Haradinaj kërkon të mos hiqet pa këtë kusht

Sot janë bërë një vit që kur Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj mori vendim për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Sikurse edhe më herët, edhe në këtë përvjetor, Haradinaj ka kërkuar që taksa mos të hiqet përderisa Serbia ta njeh shtetin e Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100% në mallërat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb. Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor. Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës. RH

Loading...