21 rastet me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka bërë me dije se sot 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Evropa.

Të prekurit vijnë nga Prizreni dhe Suhareka.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Comments are closed.