5 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka bërë me dije se sot 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Evropa.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Ndërkohë, sot më 04 qershor 2020, janë shëruar 3 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 874. /EVROPA/

Comments are closed.