67 ankesa janë dorëzuar në PZAP

67 ankesa janë dorëzuar në PZAP pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja.

Mul Desku nga PZAP-ja ka dhënë detaje se cilat nga subjektet poltike kanë parashtuar ankesa.

“14 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 nga Partia Demokratike e Kosovës, 2 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT”, kë bërë të ditur Desku për “Lajmi.net”

Afati për pranimin e ankesave në PZAP përfundon sot në orën 10:00.

Me të marrë vendimin nga PZAP, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Loading...