7 rastet me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka bërë me dije se sot 7
qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Evropa.

Të prekurit vijnë nga Prizreni, Vushtria dhe Prishtina.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, njofton ky institut.

Comments are closed.