A e kanë ngacmuar ndonjëherë studentët ? Eliza përgjgjet sinqerisht

Ndonëse i gjithë publiku e ka njohur si këngëtare, Eliza Hoxha është tashmë edhe pedagoge në Fakultetin e Artitekturës në Kosovë. E ftuar në ‘E diell’, ajo ka treguar se si kanë qenë gjithë këto vite për të, pas angazhimit edhe në fushën e politikës si deputete e një prej partive të Kosovës.

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti nëse ka hasur ndonjë student, i cili ka kërkuar të pijnë kafe, Eliza është përgjigjur duke qeshur: “Edhe ka ndodhur”.

Më tej ajo tregoi se ka raste kur studentët i kanë treguar afrimitet, megjithatë pas insistimit të Kurtit nëse ka pirë ndonjë kafe në orën 10 të mbrëmjes, Hoxha pohoi se mbledhjet e gjata me studentët ndodhin vetëm kur kanë projekte të mëdha në shkollë.


Eliza performoi në skenën e ‘E diell’ disa nga këngët më të dashura, ndër to dhe ‘Pendimi’.
/revistawho.com/

Comments are closed.