A ka marrë Thaçi ftesë nga Gjykata Speciale?

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, se edhe presidentit Hashim Thaçi i ka ardhur ftesa nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Evropa.

“Listës të atyre që kanë marr ftesa nga Gjykata Speciale ju ka shtuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ftesa ka ardhur paralel me atë të Rexhep Selimit, pra javën e kaluar”, ka shkruar Zeka.

Nëse vërtetë Thaçi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, natyrshëm pyetja lind: Nga e di Milaim Zeka, apo nga kush i merrë këto informata?
Një gjë dihet Gjykata Speciale nuk jep informata.

/Gazeta Evropa/