A ka rënie trendi i përdorimit të antibiotikëve në Kosovë?

Në Kosovë vitet e fundit ka rënë trendi i përdorimit të antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës, por ky trend i rënies nuk është në botë.

Mikrobiologu Lul Raka, tha se në total ka rënie të përdorimit të antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës.

“Mirëpo në nivelin global është një prej sfidave globale është në top prioritetet, me këtë temë merren G20 dhe të gjitha qeverive të botës, përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve ka shkaktuar probleme”, tha ai në (RTK).

Sipas tij nëse njerëzimi vazhdon të përdor deri në vitin 2050 do të ketë më shumë vdekje, për shkak të përdorimit të antibiotikëve. “Do të ketë vdekje nga infeksionin banal”, tha ai.

“Turqia është në vendin e parë të përdorimit e antibiotikëve, Kosova në fillim ka qenë në vendin e 11. Në vitin e kaluar të dhënat tregojnë se jemi në vendin e 19 dhe nuk jemi keq, por në disa antibiotikë jemi në vendin e parë, pra me një injeksion”, tha ai.
Raka vlerësoi se nuk duhet të përdoren antibiotikët. Sipas tij ka raste kur në Kosovë, jepen barnat pa recet mjeku.