A konsumoni shumë hudhra? Efektet anësore që patjetër duhet t’i dini

Tanimë dihet për efektet pozitive që hudhra ka për shëndetin, mirëpo a jeni të informuar për efektet anësore negative që ajo ka?

Disa nga këto efekte janë:

Mund ta dëmtoj mëlçinë– Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ky organ mund të dëmtohet nëse konsumoni sasi të lartë të hudhrës.

Shkakton aromë të keqe të trupit– Aroma e keqe e trupit është një nga efektet më negative, që hudhra ka.

Djegie– Sipas një hulumtimi të bërë nga “National Cancer Insititute”, konsumimi i tepërt i hudhrës mund të shkaktojë mundim, vjellje dhe djegie të lukthit.

Diarre– Konsumimi i hudhrës në stomak të thatë mund të shkaktojë diarre.

E rrit intensitetin e gjakderdhjeve– Ky efekt anësor është hulumtuar nga University Matyland Medical Center. Nëse jeni duke përdorur tableta për hollimin e gjakut, atëherë duhet të keni kujdes të shtuar me konsumimin e hudhrës.

E ulë shtypjen e gjakut– Nëse vuani nga shtypja e ulët  e gjakut, atëherë nuk këshillohet konsumimi i hudhrës.

Lodhje– Në një nga studimet e  bëra për efektet anësore të hudhrës, është vërejtur se hudhrat në disa raste mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme.

Kokëdhimbje– Edhe pse nuk e shkaktoj direkt migrenën, gjithsesi hudhrat mund të aktivizojnë proceset që janë përgjegjëse për kokëdhimbje.

Interferon me barna– Nëse jeni duke përdorur barna, atëherë është mirë të reduktoni konsumimin e hudhrave, për shkak se mund të reagojë me barnat dhe të shkaktohen inflamacione në organizëm.