Abazi: Arrestimet janë dhuratë e atyre që kanë dredhur duar për ta votuar Specialen

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për katër javë është duke qëndruar në Amerikë.

Abazi ka deklaruar se “ajo që po ndodhë në Prishtinë me arrestimet është dhuratë e atyre që kanë dredhur duar për ta votuar gjykatën speciale dhe atyre që në mesnatë kanë dredhur duar për ta bërë qeverinë me Listën Srpska”.

“Serbia ka futur kriminelët në institucionet e Kosovës ndërsa klani PRONTO-Prapashtica ka futur gjyaktën speciale në Kosovë bashkë me demarakcionin dhe asociacionin. Thaçi me Isën janë koka e së keqes, mos humbni kohë e as energji duke e kërkuar fajtorin gjetiu”.

Comments are closed.