Abazi: Nuk kam qenë në Kopaonik për t’u takuar me autoritetet serbe, Thaçi po rren

Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, përmes një shkrimi i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ky i fundit tha se Abazi ishte takuar me zyrtarët serbë tri herë gjatë pandemisë në Kopaonik të Serbisë.

“Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet. I përkukur para pllakës në Grackë dhe jo vetëm”, shkruan Abazi.

Derisa thotë se në Kopaonik nuk ka qenë asnjëherë për t’u takuar me autoritetet serbe.

“Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve”, shkroi Abazi.

Comments are closed.