Abdixhiku: Autostrada e Anamoravës do të bëhet

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se Autostrada e Anamoravës do të bëhet, raporton Gazeta Evropa.

“Do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhiku:

Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë.

Dhe jo vetëm autostrada për Anamoravën. Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë.

Comments are closed.