Lumir Abdixhikut, nuk i ka ardhë mirë që Glauk Konjufca, ka folur në një studio televizive për mosmarrëveshjet në mes të VV-së dhe LDK-së për lidhjen e koalicionit qeveritar, raporton Gazeta Evropa.
“Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.
Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi.
Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë.